24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi policore operative

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Kampin e Njësive Speciale “Vrella” në Sllatinë, 24 pjesëtarë të Njësive Speciale Operative, janë certifikuar në fushën e “Aftësive të veçanta policore operative”.

Siç bëhet e ditur në njoftim, ky trajnim është zhvilluar nga një konsulent ndërkombëtar, përmes OSBE-së, njofton Dukagjini.

“Ky trajnim u organizua në bazë të nevojave të identifikuara nga vetë Njësitë Speciale dhe u mbështet nga ekspertë të jashtëm të ofruar nga OSBE, partner strategjik i Policisë së Kosovës në ngritjen e kapaciteteve specialistike. Ky aktivitet kontribuon në rritjen e aftësive profesionale dhe gatishmërisë operative të Njësive Speciale, duke forcuar standardet dhe kapacitetet e tyre në operacione të veçanta policore” thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika