Gjini: Rikthime të rëndësishme dhe emra kredibilë në listën e AAK-së për zgjedhje

Ardian Gjini, nënkryetar i AAK-së ka deklaruar në emisionin Debat Plus se Aleanca ka përjetuar rikthime dhe prurje të vlefshme në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ai theksoi se lista e kandidatëve për deputet përmban emra me kredibilitet të lartë.

“Po mendojmë se listën e kemi jashtëzakonisht të mirë, listën e kandidatëve për deputet. Do të shihet ndërkohë edhe radhitja, por emrat e njerëzve janë me shumë kredibilitet, të gjithë”, u shpreh Gjini.

Ai veçoi rikthimin e ish-kryeministrit Agim Çeku, të cilin e konsideroi një vlerë të madhe për AAK-në dhe për vendin.

“Është kënaqësi me pas ish-kryeministrin Agim Çeku në listë për shkak se është njeri i vlefshëm i Kosovës me përvojë. Ka qenë kryeministër i Kosovës nga radhët e Aleancës pas kryeministrit Bajram Kosumi, mirëpo atëherë ka pas lëvizje; tani është në vend të vetin”, tha ai.

Gjini përmendi gjithashtu rikthimin e Burim Ramadanit, duke e cilësuar atë si një prej figurave më të vlefshme të Aleancës.

“Është një kthim tepër i vlefshëm ai i Burim Ramadanit, një koleg i yni jashtëzakonisht i vlefshëm, i cili ka qenë deputet i Aleancës dhe zëvendësministër i Mbrojtjes — një detyrë të jashtëzakonshme që e ka pasur në kohën kur është themeluar ushtria e Kosovës. Më vonë ka qenë edhe Inspektor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës”, tha ai, duke shtuar se në listë ka edhe shumë emra të tjerë të rëndësishëm.

Gjini tha se këto rikthime dhe prurje e bëjnë listën e AAK-së më të fortë dhe më konkurruese për zgjedhjet e ardhshme.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika