Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, nuk do të udhëtojë për në Itali për ndeshjen e së martës ndaj Interit në Ligën e Kampionëve, pavarësisht se ka marrë pjesë në stërvitjen e ekipit.
Vendimi është marrë nga trajneri Arne Slot në koordinim me stafin dhe drejtuesit e klubit.
Ky zhvillim vjen menjëherë pas deklaratës së Salahut të shtunën, ku ai tha se ndihet si të jetë “hedhur nën autobus” nga Liverpooli dhe se marrëdhënia e tij me trajnerin Slot është prishur.
Ish-futbollisti i njohur anglez, Wayne Rooney, reagoi ashpër duke thënë se egjiptiani “po e shkatërron trashëgiminë e tij” me këtë qasje publike ndaj klubit dhe trajnerit.
Rooney theksoi se tani është momenti që Arne Slot të tregojë autoritetin e tij, duke mos e përfshirë Salahun as në përballjen e rëndësishme ndaj Interit, e as në ndeshjen e së shtunës në “Anfield” kundër Brightonit.