Haradinaj për Kurtin e VV-në: Dubrava nuk ka kate të mjaftueshme për këta të korruptuar

Ramush Haradinaj, AAK

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ashpërsuar kritikat ndaj qeverisjes së Albin Kurtit, duke e akuzuar kabinetin qeveritar në detyrë për dështim total në luftën kundër korrupsionit, kauzë me të cilën, sipas tij, kjo qeveri erdhi në pushtet.

Në një reagim në Facebook, Haradinaj deklaroi se gjatë pesë viteve të mandatit të Qeverisë Kurti nuk është ndërmarrë asnjë hap i prekshëm për t’i dhënë fund korrupsionit, ndërsa skandalet, sipas tij, janë bërë pjesë e përditshmërisë institucionale.

“Sot shënohet Dita Botërore Kundër Korrupsionit , pikërisht në kulmin e korrupsionit në vendin tonë. Në pushtet kanë ardhur me këtë kauzë, “Do ta luftojmë korrupsionin”. Kanë kaluar pesë vjet dhe askush nuk është në burg, por po aq pesë vjet ka që nuk ka ditë pa dalë ndonjë aferë korruptive, në të katër anët dhe kudo që ka prekur ky pushtet në krye.

Çdo ditë nga një dosje e re. Është e vërtetë që Dubrava nuk ka kate të mjaftueshme për këta të korruptuar. Ju vjen dita”, ka shkruar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika