Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë në fshatin Graboc të Pejës ka vdekur.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur të martën teksa viktima teksa ishte duke punuar në një shtëpi ka rënë nga një lartësi prej 3 metrash, njofton Dukagjini.
“HETIM I VDEKJES/Fsh. Graboc, Pejë 09.12.2025 – 10:40. Viktima mashkull kosovar, deri sa ka qenë duke punuar në një shtëpi, është rrëzuar nga një lartësi prej 3 metra dhe si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia e Kosovës.