IKD-ja: Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qeverisjes së mirë

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin “Llogaridhënia përballë Skandaleve Qeveritare”, të cilët thonë se deri më tani qeveria aktuale ka demonstruar një qasje të kundërt me parimet e qeverisjes së mirë në rastet e shumë dyshimeve për korrupsion të plasuara në publik, ndaj zyrtarëve publikë.

“Raporti sqaron se “Qeverisja anti-korrupsion” tërheq pas vetës nevojën që Qeveria në mënyrë proaktive të promovojë dhe të marrë masa për parandalimin e korrupsionit. Kjo, përfshinë raportimin e rasteve të korrupsionit, bashkëpunimin dhe institucionet e sistemit të drejtësisë në rastet e dyshimeve për korrupsion dhe dhënien e përgjegjësisë publike, për aq sa nuk dëmtohet procesi i hetimeve, në rastet kur në publik ngritën dyshime për korrupsion. Ndërkaq, thekson se deri më tani qeveria aktuale ka demonstruar një qasje të kundërt me parimet e qeverisjes së mirë në rastet e shumë dyshimeve për korrupsion të plasuara në publik, ndaj zyrtarëve publikë. Në vend që të promovojë transparencën dhe të bashkëpunojë me institucionet e drejtësisë, Qeveria shpesh ka mbrojtur personat e dyshuar, duke vënë në pikëpyetje punën e institucioneve hetimore dhe duke sulmuar organet e ndjekjes”, thotë IKD-ja.

Tutje, ky institut thotë se mungesa e llogaridhënies publike për dyshimet e paraqitura në publik për skandale të ndryshme ka cenuar parimet e qeverisjes së mirë.

“Në vend që të ofrohen sqarime të plota dhe transparente për publikun, institucionet shpesh kanë injoruar akuzat ose kanë mbrojtur zyrtarët e përfshirë, duke mos demonstruar llogaridhënie adekuate publike. Raporti paraqet një përmbledhje të dyshimeve të plasuara në publik për skandale qeveritare. Të gjitha rastet e përfshira bazohen vetëm në raportimet mediale, përkitazi me rastet që përmbledhë dhe materialet e publikuara në këto raportime”, thotë IKD-ja për raportin publikuar.

Kanë treguar se Raporti përmbledhë një numër rastesh të raportuara me interes të lartë publik, e që lidhen me sektorë të ndryshëm qeveritarë.

“Përmbledhja e këtyre rasteve, elaborohet në kontekst të llogaridhënies, si element krucial i Qeverisjes së Mirë, gjithherë duke pasur parasysh parimin e e prezumimit të pafajësisë. Raporti përmbledhë një numër rastesh të raportuara me interes të lartë publik, e që lidhen me sektorë të ndryshëm qeveritarë, si energjia, prokurimi publik, rezervat shtetërore, diplomacia, administrata publike, kultura, bujqësia dhe infrastruktura. Në mesin e këtyre rasteve përfshihen dyshimet tashmë të njohura në publik për keqpërdorime në fushën e tregut të energjisë, kontratat një burimore, dyshimet mbi keqpërdorimet me rezervat shtetërore, dyshimet për ndërhyrje politike në KEK, dyshimet për punësime politike në ndërmarrjet publike, ndarjet kontestuese të subvencioneve dhe fondeve si dhe raste ku ngritën dyshime për konflikt të interesit në projekte të mëdha infrastrukturore”, thotë Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Raportin e plotë mund ta gjeni bashkëngjitur në këtë link.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika