Ali Ahmeti thërret shqiptarët për protestën në Shkup: Për të mbrojtur të vërtetën e historisë sonë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën që do të mbahet nesër, më 13 dhjetor, në orën 13:00, në Sheshin “”Skënderbeu” në Shkup.

Sipas Ahmetit, kjo protestë ka për qëllim të kërkojë drejtësi dhe të kundërshtojë akuzat e fabrikuara të Serbisë dhe Rusisë ndaj shqiptarëve dhe UÇK-së.

“Nesër, më 13 dhjetor, në orën 13:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, bashkohemi për një qëllim të qartë: kërkesën për drejtësi dhe hedhjen poshtë të akuzave të fabrikuara të Serbisë dhe Rusisë.

Ne dalim me përgjegjësi, për të nderuar sakrificën dhe për të mbrojtur të vërtetën e historisë sonë.

Liria ka emër, UÇK. Dhe ky emër mbetet pjesë e identitetit dhe dinjitetit tonë kombëtar.
Ju ftoj të gjithëve që nesër të jemi bashkë”, ka shkruar Ahmeti.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika