U angazhuan 790 zyrtarë, Policia: Ushtrimi me Ambasadën Amerikane u realizua me sukses

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ushtrimi i përbashkët në shkallë të gjerë me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë është zhvilluar me sukses të plotë.

Siç bëhet e ditur nga Policia, ushtrimi i realizuar në zonën e Ambasadës Amerikane në lagjen Arbëria, ka pasur për qëllim vlerësimin e gatishmërisë institucionale, forcimin e kapaciteteve reaguese dhe koordinimin ndërmjet njësive relevante në situata të mundshme të krizave dhe emergjencave, njofton Dukagjini.

Gjatë këtij ushtrimi i cili u trajtua mjaft seriozisht nga PK-ja, u angazhuan rreth 790 zyrtarë të profileve të ndryshme, ku u demonstrua funksionimi efektiv i mekanizmave të komunikimit dhe reagimit të shpejt, si dhe bashkëveprimi i zyrtarëve të Policisë së Kosovës me personelin e sigurisë së Ambasadës Amerikane. Aktivitetet e planifikuara përfshinë përdorimin e mjeteve të specializuara të sigurisë, testimin e procedurave operative dhe simulimin e skenarëve të ndryshëm të menaxhimit të krizave.

“Falë profesionalizmit të njësive të angazhuara dhe bashkëpunimit të qytetarëve, ushtrimi u realizua pa incidente, duke ofruar mundësi për të vlerësuar dhe përmirësuar qasjet operacionale të sigurisë. Policia e Kosovës vlerëson lartë performancën e të gjitha Departamenteve, Drejtorive dhe Njësive Policore të angazhuara, e në veçanti falënderojmë qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik, të cilët treguan kulturë të lartë dhe mirëkuptuan riorientimin e ndërprerjet përkohshme të qarkullimit të trafikut në zonën e ushtrimit” thuhet në njoftim.

Mes tjerash, në njoftimin policor thuhet se ky ushtrim konfirmon edhe një herë partneritetin e fuqishëm dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës, Ambasadës Amerikane dhe institucioneve të tjera të përfshira, me synim garantimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët, institucionet dhe stafin diplomatik në Republikën e Kosovës.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika