Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për rastin Banjska, ku gjatë kësaj seance pritet të dëgjohen dëshmitarë kyç në procesin gjyqësor.
Sipas raportimit të gazetares së Dukagjinit, Dorentina Thaçi nga salla e gjyqit, trupi gjykues ka aprovuar kërkesën e prokurorit special që dëshmia e Dragana Antonijeviq të lexohet në gjykatë.
Kjo për shkak se e njëjta, ndonëse është ftuar disa herë për të dëshmuar, nuk është paraqitur në gjykatë, me arsyetimin se ndodhet në Serbi dhe nuk ka qenë e mundur sigurimi i pranisë së saj fizike.
Po ashtu, kryetari i trupit gjykues ka lënë pezull edhe dëshminë e një personi tjetër, i cili ndodhet në Maqedoninë e Veriut. Sipas gjykatës, autoritetet gjyqësore në Shkup kanë njoftuar se janë duke shqyrtuar mundësitë ligjore dhe teknike për realizimin e kësaj dëshmie nga atje.