Rihapet shqyrtimi gjyqësor për rastin “Gylenistët”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka rihapur shqyrtimin gjyqësor ndaj ish-drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi, i akuzuar në rastin e njohur si “Gylenistët”, që lidhet me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova në vitin 2018.

Trupi gjykues njoftoi se rihapja e shqyrtimit gjyqësor është bërë në bazë të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, me qëllim të grumbullimit të provave dhe fakteve shtesë për një vërtetim të plotë dhe të drejtë të çështjes.

Në seancën e sotme ishin të pranishëm prokurorja e rastit, Habibe Salihu-Shamolli, si dhe mbrojtësi i Driton Gashit, avokati Florent Latifaj. I akuzuari Gashi mungoi në seancë. Si pasojë e rihapjes së shqyrtimit gjyqësor, seanca ku ishte planifikuar shpallja e aktgjykimit u ndërpre, ndërsa seanca e radhës do të caktohet pas pranimit të provave të reja.

Ky rast kishte përfunduar fillimisht më 19 korrik 2023, kur Gjykata Themelore e kishte shpallur fajtor Driton Gashin dhe e kishte dënuar me 4 vite e 8 muaj burgim, ndërsa dy të akuzuarit tjerë, Valon Krasniqi dhe Rrahman Sylemani, ishin liruar nga akuzat. Mirëpo, në dhjetor të vitit 2024, Gjykata e Apelit e kishte kthyer çështjen në rigjykim vetëm sa i përket pikës I të dispozitivit ndaj Gashit, duke lënë në fuqi lirimin e dy të akuzuarve të tjerë.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika