Komisioni Evropian konfirmon se 50% e fondeve do të lirohen për Kosovën, s’ka afat për heqjen e plotë të masave

Komisioni Evropian ka njoftuar se do të lirojë rreth 50 për qind të ndihmës financiare për Kosovën, në vlerë prej afërsisht 216 milionë euro.

Ky vendim i KE-së vjen pas transferimit të qetë dhe të rregullt të qeverisjes lokale në veri, pas zgjedhjeve të fundit lokale të mbajtura në tetor 2025.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin një zëdhënës i Komisionit Evropian, i cili ka bërë të ditur se ky vendim do të mundësojë nënshkrimin e kontratave për katër projekte të reja dhe nisjen e zbatimit të tyre.

“Kjo do të lejojë nënshkrimin e kontratave për 4 projekte, që në total përfaqësojnë 34.6 milionë euro kontribut të Bashkimit Evropian, dhe nisjen e zbatimit të tyre”, thuhet në përgjigje.

Po ashtu, Komisioni Evropian ka paralajmëruar përfundimin e programimit të të gjitha fondeve të mbetura në kuadër të Instrumentit të Para-Anëtarësimit IPA III për Kosovën, në vlerë prej 181 milionë euro.

Sipas Komisionit, “vendimi financiar i Komisionit për këto fonde pritet të adoptohet në pranverën e vitit 2026, çka do të mundësojë që projektet e para të fillojnë në gjysmën e dytë të vitit 2026”.

Ky zhvillim vlerësohet si hap i rëndësishëm në mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian për Kosovën, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit politike dhe zgjedhore në vend.

Njoftimi i Komisionit Evropian lë të kuptohet se masat nuk do të hiqen në tërësi, siç do të preferonin shumica e shteteve anëtare të BE-së, por do të zbuten gradualisht, ndërsa nuk jepen detaje konkrete për afatet dhe masat që do të hiqen./Telegrafi

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika