Kylian Mbappe shkëlqeu me një tjetër dygolësh për Real Madridin, duke i çuar madrilenët në të tetën e finales së Kupës së Mbretit.
Skuadra e Xabi Alonsos fitoi 3:2 ndaj ekipit të kategorisë së tretë, CF Talavera.
Mbappe shënoi nga penalltia në minutën e 41-të dhe më pas në minutën e 88-të, ndërsa Manuel Farrando dha një autogol. Për vendësit shënuan Nahuel Arroyo dhe Gonzalo Di Renzo.
Ky gol i Mbappes e lë atë vetëm një goditje larg rekordit të Cristiano Ronaldos, i cili në vitin 2013 kishte shënuar 59 gola brenda vitit kalendarik.
Vetëm në këtë edicion, Mbappe ka shënuar 33 gola dhe 7 asistime për Realin dhe kombëtaren e Francës.
Xabi Alonso ka theksuar se ishte një ndeshje e fortë dhe emocionuese.
“Duhet të jemi më të matur dhe konsistent gjatë gjithë ndeshjes, sepse vazhdojmë t’i lëmë gjërat të dalin jashtë kontrollit. David Jimenez ishte shumë i mirë sot, e kam vëzhguar nga afër. Cestero gjithashtu është premtues, luajti vetëm pak minuta sot, por do ta mbajmë afër. Endrick bëri shumë mirë, dua ta përgëzoj. Ka një ritëm të madh, eksploziv, vertikal. Ishte shumë i mirë”, ka theksuar ai.