Sot, më 18 dhjetor, është dita e dytë e fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor.
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka planifikuar dy aktivitete publike.
17:30 – Tubim në Vushtrri, në Palestrën e Sportit “Jeton Tërstena”.
19:00 – Tubim në Fushë Kosovë, në Shkollën Fillore “Mihal Grameno”.
Partitë politike kanë nisur aktivitetet e fushatës që nga shpallja e zgjedhjeve, por zyrtarisht fushata u hap më 17 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 28 dhjetor në orën 06:59.