Bajrami: Kosova humbi 600 milionë euro projekte për shkak të masave të BE-së

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin Kurtit lidhur me çështjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian.

Në një postim në Facebook, Bajrami tha se Kosova qëndroi nën këto masa për rreth 900 ditë, duke humbur mundësinë për të shfrytëzuar mbi 600 milionë euro projekte në fushat e ujit të pijshëm, trajtimit të ujërave të zeza, riciklimit të mbeturinave dhe bujqësisë.

Bajrami listoi disa nga projektet kryesore të bllokuara, grante për bujqësinë me fond prej 27 milionë eurosh për mbi 500 fermerë dhe agrobiznese, projektet e riciklimit të mbeturinave në Prishtinë, Dukagjin, Gjilan, Prizren, Gjakovë dhe Mitrovicë me mbi 20 milionë euro të planifikuara, si dhe investime për trajtimin e ujit dhe mbeturinave, ku shuma totale e financimeve të zotuara arrinte mbi 150 milionë euro.

Ajo theksoi se mosfillimi i këtyre projekteve rrezikon shëndetin publik, ujërat nëntokësorë dhe sigurinë ushqimore. Bajrami tha se rehabilitimi i rrjetit të KOSTT-it gjithashtu mbeti pa u realizuar, pavarësisht zotimeve nga institucionet ndërkombëtare.

“Me 28 dhjetor, ata që ndëshkuan shtetin e qytetarim duhet të ndëshkohen me votë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika