Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për shkak të punimeve që po zhvillohen për lidhjen e rrugës “Skënder Çeku” me rrugën “Muharrem Fejza”, do të ketë mbyllje të përkohshme dhe të pjesshme të rrugës “Muharrem Fejza”.
Sipas njoftimit, qarkullimi i automjeteve do të organizohet dhe menaxhohet në mënyrë të kontrolluar, përmes një shiriti rrugor, me qëllim të sigurimit të rrjedhës sa më të rregullt të trafikut.
Mbyllja e përkohshme do të zgjasë:
Nga: 19 dhjetor 2025, ora 20:00
Deri më: 21 dhjetor 2025, ora 20:00
Qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik ftohen të tregojnë mirëkuptim dhe të shfrytëzojnë rrugë alternative gjatë kësaj periudhe.