Kuçi: Serbia me skema “sociale” përsëri fillon blerjen e votës për Listën Serbe

Gurakuç Kuçi nga Instituti Octopus, ka reaguar ndaj veprimeve të fundit të Serbisë para zgjedhjeve në Kosovë, duke paralajmëruar përdorimin e skemave sociale për të blerë votat e votuesve serbë.

Sipas Kuçit, Serbia ka zgjedhur që të shpërndajë pagesa në kuadër të skemave sociale për të papunët që jetojnë në Kosovë, duke filluar nga data 20 nëntor, e shtunë, ditë që nuk punohet.

Këto pagesa, sipas tij, përdoren si mjet për të nxitur votimin për Listën Serbe, një praktikë e cila, sipas raportimeve të kaluara, përsëritet çdo herë para zgjedhjeve elektorale.

Ai ka theksuar se për shkak të festave të fundvitit, shpërndarja e fondeve bëhet edhe nëpërmjet organizatave të ndryshme, duke e maskuar si dhurata.

Po ashtu, sipas Kuçit, Serbia po organizon edhe serbët nga Kosova që jetojnë në Serbi dhe vende të tjera për të votuar më 28 dhjetor, përmes zyrave të posaçme dhe numrave telefonik aktiv.

Kuçi përmend gjithashtu Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-së (NDAA), ku Serbia është vlerësuar si vend me kushte të padrejta zgjedhjesh dhe me gjendje shqetësuese të demokracisë.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika