Bashkimi Evropian ka konfirmuar se pas transferimit të qetë dhe të rregullt të pushtetit lokal në veri pas zgjedhjeve të fundit, po hiqen masat ndaj Kosovës.
Sipas përgjigjes së BE-së për Dukagjinin, si pjesë e këtij vendimi, do të lëshohet rreth 50% e ndihmës financiare, që arrin deri në 216 milionë euro.
“Pas transferimit të qetë dhe të rregullt të qeverisjes lokale në veri pas zgjedhjeve të fundit lokale, ne po heqim masat për Kosovën. Ne do të lirojmë afërsisht 50% të ndihmës financiare që arrin në rreth 216 milionë euro”, thuhet nga EB-ja.
Komisioni Evropian njoftoi se shuma e mbetur prej 205 milionë euro do të lëshohet në fillim të vitit të ardhshëm, në përputhje me Përfundimet e Presidencës për Zgjerim, të miratuara më 16 dhjetor.
Sa i përket projekteve specifike që do të financohen, BE-ja tha se detajet do të bëhen të ditura sapo të merret vendimi përfundimtar.
Heqja e masave ndaj Kosovës, BE-ja lëshon 205 milionë euro në janar 2026