Aksident mes trenit dhe një veture në Drenas, lëndohen dy persona

Një aksident mes një treni dhe një veture ka ndodhur këtë të premte në fshatin Shtrubullovë të Drenasit.

Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë mbetur të lënduar, njofton Dukagjini.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor dhe se rasti është duke u hetuar nga Njësiti i Trafikut Rajonal.

“Rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Shtrubullovë në Drenas. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar të cilat kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, ka thënë Ahmeti.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika