Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Fadil Geci, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke treguar mbështetjen e fortë që LDK gëzon në Fushë Kosovë.
“LDK 123. Fadil Geci 33. Fushë Kosova është zemra e LDK-së – baza kryesore, mbështetje e fortë dhe vizion i qartë”, ka shkruar Geci, duke theksuar rëndësinë e këtij qyteti për strukturat dhe orientimin politik të partisë.
Ai ka nënvizuar se mbështetja që vjen nga Fushë Kosova është dëshmi e besimit të qytetarëve në programin dhe vizionin e LDK-së, si dhe në përfaqësimin e kandidatëve të saj në zgjedhjet e ardhshme.
Postimi i Gecit është shoqëruar edhe me thirrjen për mobilizim dhe angazhim të vazhdueshëm, duke riafirmuar synimin për një përfaqësim të denjë në Kuvendin e Kosovës.