Abdixhiku nga Deçani: Kosova ka nevojë për kthjelltësi, drejtim dhe përgjegjësi

Kryetari i LDK-së dhe njëherësh i nominuari për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar sot në Deçan, nga ku ka përcjellë një mesazh reflektues për gjendjen aktuale politike dhe shoqërore në Kosovë, duke e krahasuar situatën me mjegullën që mbulonte rrugët drejt këtij qyteti.

Abdixhiku tha se rruga nga Prishtina përmes Klinës e Pejës deri në Deçan ishte e mbuluar me mjegull, duke theksuar se në kushte të tilla njeriu nuk ndalet, por ecën me më shumë kujdes, duke kërkuar dritë dhe drejtim.

Sipas tij, në një gjendje të ngjashme ndodhet sot edhe Kosova – jo pa njerëz dhe jo pa vullnet, por me mungesë të qartësisë së mjaftueshme.

Gjatë qëndrimit në Deçan, Abdixhiku u shpreh se diskutimet janë përqendruar te nevoja për kthjelltësi, mendje të ftohtë dhe përgjegjësi në vendimmarrje, duke shtuar se edhe pse mjegulla kalon, drejtimi që zgjidhet mbetet vendimtar për të ardhmen e vendit.

Ai vlerësoi Deçanin si një qytet që historikisht ka ditur të ecë drejt edhe në kohë shumë më të vështira, duke theksuar se këtu fjala “shpresë” nuk është slogan, por përgjegjësi konkrete politike dhe morale.

Në këtë kontekst, Abdixhiku prezantoi edhe kandidatët e LDK-së nga Deçani për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke i cilësuar si figura me përvojë dhe integritet institucional. Në listën e LDK-së, sipas tij, janë: me numër 17 deputeti i Kuvendit të Kosovës, Armend Zemaj; me numër 20 Gjeneral Fadil Hadërgjonaj; si dhe me numër 89 përfaqësuesi i mërgatës, Zymer Lulaj.

Abdixhiku theksoi se përvoja institucionale, përgjegjësia dhe orientimi i qartë politik janë themeli mbi të cilin LDK synon të ndërtojë drejtimin e ardhshëm të Kosovës.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika