“Johumane dhe e pakuptimtë” – OVL UÇK reagon ashpër ndaj Dhomave të Specializuara për trajtimin e Salih Mustafës

OVL UÇK ka shprehur shqetësim të thellë ndaj vendimit të Dhomat e Specializuara të KosovësHagë, për të mos i mundësuar Salih Mustafa një vizitë humanitare pranë babait të tij, i cili ndodhet në gjendje kritike shëndetësore.

Në reagimin e saj, OVL UÇK thekson se Salih Mustafa është i dënuar me aktgjykim të formës së prerë dhe se nuk ekziston asnjë rrezik për ndikim në dëshmitarë apo në ndonjë proces gjyqësor.

Sipas organizatës, refuzimi i kësaj kërkese është i pakuptimtë, johuman dhe në kundërshtim me parimet themelore të të drejtave të njeriut.

OVL UÇK njofton se këtë çështje do ta ngrejë pranë institucioneve më të larta ndërkombëtare, përfshirë organizatat për të drejtat e njeriut, duke kërkuar reagim dhe përgjegjësi për, siç thuhet, shkelje të rënda të standardeve humanitare.

“Drejtësia pa humanizëm nuk është drejtësi”, përfundon reagimi i OVL UÇK.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika