Bedri Hamza pasi iu ndal rryma në tubim në Klinë: Më 28 dhjetor të ndriçohet e ardhmja e Kosovës me votë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar ndaj ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike, duke theksuar se sonte, në Klinë, sërish ka pasur ndërprerje të rrymës gjatë tubimit elektoral të PDK-së.

“Sonte na u ndalë rryma në Klinë. Kjo tashmë na është bërë rutinë. Ky ishte shërbimi i veçantë i kësaj qeverie për pesë vjet,” ka deklaruar Hamza.

Ai ka shtuar se zgjedhjet e 28 dhjetorit janë një mundësi për ndryshim dhe për një qeverisje që ofron shërbime funksionale për qytetarët.

“Më 28 dhjetor, le ta ndriçojmë të ardhmen e Kosovës me votën tonë. Më 28 dhjetor, votoni për një qeveri që punon,” ka theksuar Hamza, duke përmbyllur mesazhin me sloganin: “Bashkë. Përpara”.

 

 

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika