Policia heton tri raste vdekjeje në Gjilan, Shtime dhe Leposaviq

Policia - Vend i krimit FOTO ARKIV

Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, gjatë ditës së shtunë janë raportuar tri raste të ndara të hetimit të vdekjes në Gjilan, Shtime dhe Leposaviq.

Rasti i parë ka ndodhur në Gjilan, më 20 dhjetor 2025 rreth orës 08:25, ku një mashkull është dërguar pa shenja jete në emergjencën e qytetit. Mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa sipas dëshmitarëve ai kishte humbur ndjenjat dhe ishte rrëzuar në tokë derisa ndodhej në vendin e punës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti i dytë është raportuar në Shtime në orën 08:36. Nga Qendra Integruese Rehabilituese e të sëmurëve kronikë psikiatrikë është bërë e ditur se një paciente ka pësuar përkeqësim të gjendjes shëndetësore dhe si pasojë ka ndërruar jetë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa trupi i pajetë është liruar për familjarët për ceremoninë mortore.

Ndërkaq, rasti i tretë ka ndodhur në Leposaviq, më 20 dhjetor 2025 rreth orës 18:40, ku një mashkull është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Vdekja është konstatuar nga mjeku, ndërsa sipas familjarëve, viktima jetonte i vetëm dhe nuk ishte përgjigjur në telefon. Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, duke hapur me forcë derën e banesës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet për të tri rastet janë në vazhdim.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika