Zjarri në nënstacion shkakton errësirë në San Francisko, dhjetëra mijëra ende pa energji

Qyteti i San Francisko është përballur me një ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike, duke lënë rreth 130 mijë banorë pa rrymë.

Ndërprerja ka prekur një pjesë të madhe të veriut të qytetit, përfshirë lagjet Richmond dhe Presidio, si dhe zonat përreth Parkut Golden Gate, duke nisur nga orët e para të pasdites dhe duke vazhduar edhe gjatë natës.

Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave në San Francisko ka njoftuar në rrjetin X se janë regjistruar “ndërprerje të konsiderueshme të transportit publik” në gjithë qytetin, duke u bërë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe t’i trajtojnë semaforët jashtë funksionit si shenja ndalese.

Edhe kryebashkiaku i San Franciskos, Daniel Lurie, ka apeluar për kujdes, duke theksuar se kushtet atmosferike janë të pafavorshme. “Do të ketë shi. Është natë. Nëse nuk keni nevojë të dilni, qëndroni në shtëpi”, ka shkruar ai në X.

Sipas autoriteteve të zjarrfikësve, një pjesë e ndërprerjes së energjisë është shkaktuar nga një zjarr që shpërtheu brenda një nënstacioni të Pacific Gas & Electric Company në kryqëzimin e rrugëve 8th dhe Mission, rreth orës 15:15.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika