Çfarë gjeti Policia në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it serb të arrestuar për rrëmbimin e Vukashinoviqit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur detaje të reja lidhur me arrestimin e një ish-pjesëtari të MUP-it, i dyshuar për përfshirje në rrëmbimin e Milan Vukashinoviqit dhe për ndihmë në kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë në tentativë dhe rrëmbim”.

Sipas raportit 24-orësh, më 20 dhjetor janë zhvilluar bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit në Leposaviq, me urdhëresë të gjykatës. Autoritetet theksojnë se rasti lidhet me një ngjarje të ndodhur më 1 nëntor 2025, ku viktimë ka qenë një mashkull.

Gjatë bastisjes, Policia ka sekuestruar prova materiale që mund të lidhen me rastin, përfshirë: 9 telefona celularë, 1 laptop, 3 dokumente të formatit A4, 1 pushkë gjuetie me 39 fishekë, 1 jelek për fishekë të armës së gjuetisë dhe 1 tytë arme.

Për zhvillimet rreth këtij rasti ka njoftuar të shtunën edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke konfirmuar angazhimin e institucioneve për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive penale.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika