Veprimtari të kundërligjshme në një lokal në Shtërpc, ndalohen disa persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmjen e së  shtunës pas dyshimeve për veprimtari të kundërligjshme, kanë realizuar kontroll-bastisje në një lokal në Shtërpcë.

“Gjatë kontrollit, tek një person i dyshuar janë gjetur dy pako cigaresh, brenda të cilave ndodheshin 8 qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë totale 15.9 gram. Substanca është sekuestruar dhe është njoftuar Njësia për Trafikim me Narkotikë. Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Tutje tuhet se gjatë kontrollit të mëtejmë të lokalit, janë hasur disa persona duke zhvilluar lojëra të fatit të paligjshme. Po ashtu, tek njëri nga personat është gjetur 1.01 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

“Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe me vendim të prokurorit, 6 persona janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore. Ndaj tyre është iniciuar rasti për veprat penale: ‘Organizimi i skemave piramidale dhe i lojërave të fatit të paligjshme’ dhe ‘Mbajtja e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope ose analoge’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika