Realizohet testimi i mbrojtjes me njësitë dron dhe antidron

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Kampin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë, ku është realizuar testimi i kapaciteteve të mbrojtjes ajrore, përmes njësive dron dhe antidron.

Gjatë kësaj vizite, Kurti ka theksuar rëndësinë e zhvillimit dhe forcimit të kapaciteteve të sigurisë, duke rikujtuar se para dy vitesh, në kuadër të Policisë së Kosovës, është themeluar Drejtoria e Mbrojtjes Ajrore. Kjo drejtori përfshin njësitë dron dhe antidron.

“Para dy vitesh, në kuadër të Policisë së Kosovës, kemi themeluar Drejtorinë e Mbrojtjes Ajrore, me njësitë dron dhe antidron si komponentë kyç.

Në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë u realizua testimi i mundësive të mbrojtjes ajrore, duke u bazuar në kapacitetet e brendshme të Policisë së Kosovës.
Falënderoj zyrtarët për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar. Mbështetja jonë për ngritjen dhe fuqizimin e këtyre pajisjeve dhe mënyrave do të jetë e vazhdueshme”, ka shkruar Kurti.

https://www.facebook.com/share/v/1AUEx3NVUU/

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika