Aliu për Kurtin: E ka gjetur çelësin per të mashtruar 

Kandidati i PDK-së për deputet, Lulzim Aliu, ka adresuar kritika ndaj kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke e akuzuar për mashtrim të opinionit publik lidhur me premtimet për ndërtimin dhe funksionalizimin e çerdheve publike.

Duke folur në emisionin Debat Plus, Aliu ka deklaruar se çështja e çerdheve po përdoret si temë propagandistike, pa pasur një bazë reale për zbatim.

“Mundem me thënë që ky e ka gjetur çelësin për të mashtruar, sepse kjo nuk mund të quhet ndryshe përveç mashtrim. E merr temën e çerdheve, a e di pse? Sepse asnjë qytetar nuk e di nëse janë 70 apo 500 çerdhe, por nuk mund t’i funksionalizojë. Ligji për Buxhet e ka formulën e vet, numri i edukatorëve që duhet të punojnë nëpër çerdhe është i caktuar për secilën komunë. Ferizaj i ka 48, i kemi 10 çerdhe, por 5 janë të gatshme dhe nuk po mundemi me i funksionalizuar, sepse s’ka buxhet prej Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Aliu.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika