Këtë javë në Kosovë parashihet mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale priten të jenë nga -2 deri 0 gradë celsius. Ndërkaq ato maksimale 5 deri në 7 gradë celsius.
Me mot kryesisht të vranët do të karakterizohet edhe dita e martë.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të jenë – 2 deri 0 gradë celsius. Ndërsa temperaturat maksimale do të shënojnë 5 deri në 8 gradë celsius.
Të mërkurën në Kosovë pritet që moti të jetë i vranët dhe me riga shiu.
Temperaturat minimale do të sillen nga -1 deri 1 gradë celsius e ato maksimale nga 5 deri në 7 gradë celsius.
Edhe dita e katërt të javës, e enjtja, do të jetë me mot të vranët dhe me riga shiu.
Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri 0 gradë celsius, kurse maksimalet 2 deri në 4 gradë celsius.
Mot i vranët dhe me intervale me diell parashihet të jetë të premten.
Temperaturat minimale do të sillen nga -2 deri në 0 gradë celsius, kurse temperaturat maksimale ndërmjet 2 dhe 4 gradë.