Gjenerali rus vritet nga një bombë në makinë në Moskë

Një gjeneral i ushtrisë ruse është vrarë në Moskë si pasojë e shpërthimit të një bombe të vendosur në një makinë, kanë bërë të ditur autoritetet ruse.

Sipas Komitetit Hetimor të Rusisë, gjeneral-lejtnant Fanil Sarvarov (56) humbi jetën të hënën në mëngjes, pasi një mjet shpërthyes i vendosur nën automjetin e tij u detonua.

Sarvarov ishte shef i departamentit për trajnim operacional në Forcat e Armatosura të Rusisë. Hetuesit kanë konfirmuar se shpërthimi ndodhi në një parking pranë një blloku banesash në jug të kryeqytetit rus.

Një nga pistat që po hetohet është mundësia e përfshirjes së shërbimeve të inteligjencës së Ukrainës në vendosjen e bombës. Autoritetet ukrainase nuk kanë reaguar deri tani.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një makinë të bardhë të shkatërruar rëndë, me dyert e hedhura jashtë nga shpërthimi, e rrethuar nga automjete të tjera në parking.

Që nga nisja e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022, disa zyrtarë të lartë ushtarakë rusë janë shënjestruar në Moskë.

Në prill, gjenerali Yaroslav Moskalik u vra gjithashtu nga një bombë në makinë, ndërsa në dhjetor të vitit 2024, gjenerali Igor Kirillov humbi jetën nga një mjet shpërthyes i fshehur në një skuter, i aktivizuar nga distanca.

Më vonë, një burim ukrainas i kishte thënë BBC-së se Kirillov ishte vrarë nga shërbimi sekret ukrainas, por kjo nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht. Ukraina, si politikë, nuk pranon publikisht përgjegjësi për sulme të tilla të synuara.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika