Tahiri: Me Bedri Hamzën, çmimet do të ulen, bizneset do të rriten dhe qytetarët do të jetojnë më mirë

Kandidati për deputet nga PDK, Abelard Tahiri, ka vizituar kompaninë Passable, ku ka prezantuar lehtësitë që programi ekonomik i kandidatit për Kryeministër, Bedri Hamza, parasheh për bizneset dhe qytetarët.

Tahiri theksoi se qeverisja e re do ta kthejë shtetin në mbështetje të sektorit privat dhe jo në barrë për të, duke paraparë pagesën e TVSH-së vetëm pas shitjes së produktit.

Sipas tij, tatimet më të ulëta dhe grantet për investime do t’u mundësojnë bizneseve të rriten dhe të hapin vende të reja pune me paga më të mira.

Ai nënvizoi se forcimi i bizneseve do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, përmes rritjes së pagave dhe uljes së çmimeve.

“Kur bizneset ecin përpara, ecën edhe mirëqenia e qytetarëve,” tha Tahiri.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika