Naim Berisha zgjidhet drejtor i ri i Instituti Albanologjik të Prishtinës

Instituti Albanologjik i Prishtinës ka zgjedhur drejtorin e tij të ri. Sot është bërë pranim-dorëzimi zyrtar i detyrës, ku ushtruesja e deritashme e detyrës së drejtoreshës, Meliza Krasniqi, ia dorëzoi detyrën Naim Berisha, i cili nis mandatin e tij katërvjeçar si drejtor i institutit.

Instituti falënderoi Krasniqin për kontributin e saj profesional dhe administrativ gjatë gjashtë muajve në krye të IAP-së, duke i uruar sukses në angazhimet e saj të ardhshme kërkimore-shkencore.

Po ashtu, Instituti Albanologjik i Prishtinës i uroi Naim Berisha punë të mbarë dhe kryerje të suksesshme të detyrës me përgjegjësi, kompetencë profesionale dhe menaxhuese.

Dr. Naim Berisha është këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik që nga viti 2008, në Degën e Gjuhësisë. Gjatë karrierës së tij ka ushtruar disa funksione drejtuese dhe shkencore, përfshirë Shef i Degës së Gjuhësisë, anëtar i Këshillit Drejtues dhe Këshillit Shkencor të institutit, si dhe anëtar i Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe.

Ai ka qenë i angazhuar edhe si ligjërues në Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin e Prizrenit. Veprimtaria e tij shkencore përfshin tetë libra të botuar dhe mbi 80 njësi bibliografike në fushat e leksikologjisë, leksikografisë, dialektologjisë, sociolinguistikës dhe kulturës së gjuhës.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika