Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Ilir Murtezaj, ka shpalosur detaje të programit ekonomik të kësaj partie, duke thënë se rritja e pagave për 50 për qind dhe ulja e tatimeve janë objektiva të realizueshme dhe të bazuara në përvojë konkrete qeverisëse.
Në FIVE në TV Dukagjini, Murtezaj ka thënë se kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vendosur objektiva të qarta duke marrë parasysh njëkohësisht nevojat e qytetarëve dhe gjendjen e ekonomisë, përfshirë bizneset.
“Duke ditur të gjitha hallet e problemet që kanë edhe qytetarët edhe në njëjtën kohë edhe ekonomia, pra bizneset (Bedri Hamza) ka vendosur objektiva të qarta. Për qytetarët rritje të mirëqenies, duke rritur pagat, edhe rritje të pensioneve, për të gjitha kategoritë e dala nga lufta. Për të gjitha këto 50 për qind. Pensioni minimal do të jetë 250 euro. Pra është një rritje e jashtëzakonshme nga ajo që kemi sot 150 që u bë ditëve të fundit, pra 250 euro minimal. Në të njëjtën kohë, u vendos si çështje dikutabile se a do të arrihen apo ajo. Kjo çështje është e konfirmuar, për faktin se në vitin 2009 ka ndodh ulja e tatimeve, në vitin 2011 ka ndodh rritja e pagave 50 për qind. 2014 ka ndodh rritja e pagave 25 për qind’, ka thënë Murtezaj.
Murtezaj theksoi se në opinion është ngritur dilema nëse këto masa janë të përballueshme për buxhetin e shtetit, por sipas tij, kjo është një çështje tashmë e konfirmuar në praktikë.
“Janë një mori faktor të tjerë që janë të ndërlidhur për ta mbuluar hapsin të uljes së tatimeve e dhe në të njëjtën kohë të rritjes së pagave. Duhet me ditë sa i bie me ul niveli i të hyrave shtetërore, për çka e kemi paraparë në program uljen e tatimeve…
Lirimi i biznese me qarkullim deri në 10 mijë euro, impakti i tyre është tre deri në aktor milionë euro. Nuk është ndonjë shumë e madhe. Numri i bizneseve është mbi 10 mijë, por impakti i të hyrave tatimore është 2-4 milionë. Lirimi i tatimit deri në vlerën 400 euro, tatimit në paga. E ka një impakt pak më shumë se 11 milionë euro. Që si total janë 15 milionë euro. Nuk është ndonjë diferencë që prodhon disbalancë buxhetore. Kemi paraparë edhe uljen e TVSH-së në disa produkte bazike që janë që edhe ato nuk është vlerë shumë e madhe…”, ka shtuar ai.
Murtezaj vlerësoi se këto masa nuk janë vetëm lehtësuese, por edhe incentiva për formalizimin e ekonomisë, çka pritet të ndikojë në rritjen e të hyrave buxhetore në afat të mesëm.
Sipas Murtezajt, rritja e pagave prej 50 për qind për të gjithë punëtorët e sektorit publik do të zbatohet që në muajt e parë pas formimit të qeverisë dhe miratimit të buxhetit.
“Këto masa si janë paraparë për tu liruar nga tatimi janë masa incentiva që parashohim formalizmin e ekonomisë. Kur rritet formalizimi i ekonomisë priten të rritet edhe të hyrat buxhetore…
Që në muajt e parë të krijimit të qeverisë dhe miratimit të buxhetit punëtorët e sektorit publik të gjithë do t’i marrin pagat me rritje prej 50 për qind. Këtë e flasim me shumë bindje dhe do t’i qëndrojmë paraparë në çdo moment”, ka shtuar Murtezaj.