PZAP gjobit Listën Serbe me 20 mijë euro për postera e materiale propagandistike

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka gjobitur Listën Serbe me 20 mijë euro, pasi ky subjekt ka shkelur Kodin e Etikës dhe Mirësjelljes.

Subjekti Kosovski Savez kishte bërë ankesë se në Leposaviq Lista Serbe kishte vendosur materiale propagandistike në vende publike pa leje, përfshirë shtylla elektrike, parqe, stacione autobusi, mbikalime dhe trafo-stacione.

Lista Serbe nuk ka kthyer përgjigje ndaj ankesës.

PZAP ka konstatuar se ankesa është e bazuar dhe ka vendosur që Lista Serbe duhet të heqë menjëherë posterat dhe materialet zgjedhore.

Mosveprimi do të përbënte shkelje të re të ligjit dhe mund të sjellë dënim shtesë.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika