Ekonomia e Shteteve të Bashkuara ka shënuar rritjen më të lartë në dy vitet e fundit gjatë tremujorit korrik–shtator, e nxitur kryesisht nga rritja e shpenzimeve të konsumatorëve dhe shtimi i eksporteve.
Sipas të dhënave zyrtare, ekonomia më e madhe në botë u zgjerua me një normë vjetore prej 4.3 për qind, nga 3.8 për qind sa ishte në tremujorin paraprak.
Kjo rritje ka qenë më e lartë se pritjet dhe përfaqëson performancën më të fortë ekonomike në dy vitet e fundit.
Raporti ofron një pasqyrë më të qartë të gjendjes së ekonomisë amerikane në prag të fundit të vitit, pas vonesave në mbledhjen e të dhënave që u shkaktuan nga mbyllja e qeverisë federale.
Ndërkohë, shpenzimet e konsumatorëve u rritën me 3.5 për qind, krahasuar me 2.5 për qind në tremujorin e mëparshëm, duke reflektuar rritje të besimit dhe aktivitetit ekonomik./BBC