Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka deklaruar se Kosova ka nevojë për një qasje të re politike, me fokus të shtuar në zhvillimin ekonomik.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka theksuar se me Bedri Hamzën në postin e kryeministrit, vendi do të ecë përpara drejt zhvillimit, stabilitetit dhe mirëqenies.
“Kosova ka nevojë për më pak politikë dhe më shumë ekonomi. Me Bedri Hamzën Kryeministër, Kosova ecën përpara. Zhvillim. Stabilitet. Mirëqenie”, ka shkruar Tahiri.