Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve paraqitet sërish në SPAK

Agim Ismaili, ish-drejtori i Burgjeve, është paraqitur sërish këtë të martë pranë SPAK.

Ismaili po hetohej në kuadër të dosjes që lidhet me hakerimin e adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm, ndërsa gjatë ditës së sotme atij pritet t’i komunikohet zyrtarisht mbyllja e hetimeve.

Më herët, njoftimi për përfundimin e hetimit u është komunikuar edhe dy personave të arrestuar në këtë çështje, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni.

Ndaj Agim Ismailit janë zhvilluar hetime për veprat penale “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “grupi i strukturuar kriminal” si dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

SPAK ishte në shënjestër të një ndërhyrjeje të paligjshme më 12 mars, kur u tentua të depërtohej në adresat e email-eve të prokurorëve të posaçëm.

Sipas autoriteteve, nga kjo ngjarje nuk u arrit të cenohej sistemi i brendshëm i institucionit. Hetimet për këtë çështje tashmë janë drejt përfundimit.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika