Shala (IKD): Asnjë parti politike nuk ofron qasje gjithëpërfshirëse në qeverisje të mirë dhe sundim të ligjit

Hulumtuesi i Instituti i Kosovës për Drejtësi, Gzim Shala, ka dhënë detaje nga raporti i publikuar këtë të martë “Qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit në programet e partive politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit”.

Shala, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se ky raport nxjerr në pah se asnjë nga programet politike nuk ofron një qasje gjithëpërfshirëse, të strukturuar dhe të matshme për avancimin e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, njofton Dukagjini.

“Sot IKD-ja e ka publikuar një raport për këtë çështje ku kemi prezantuar se si janë qasur programet e partive politike qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit. Vlerësimi është bërë në bazë të 10 indikatorëve të aplikuar në mënyrë uniforme në raport me programin e katër partive më të mëdha në Kosovë – NISMA nuk ka publikuar fare program. Bazuar në gjetjet e IKD-së si në fushën e qeverisjes së mirë e si në fushën e sundimit të ligjit asnjë prej partive politike nuk ofron qasje gjithëpërfshirëse në lidhje me premtimet apo fushat që i synojnë ti drejtoj në kuadër të qeverisjes së mirë apo sundimit të ligjit”, u shpreh Shala.

Megjithatë, Shala u shpreh se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dalë më mirë në këtë aspekt nga partitë tjera meqë ka mbledhur 13 pikë.

Shala, mes tjerash, u shpreh se partitë politike nuk i kanë pjesë të planprogramit as çështjet që i diskutojnë në debate televizive dhe se asnjëra nga partitë nuk e ka Vetingun si pjesë të programit.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika