Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Fadil Geci, vlerëson se në gjendjen që është shteti si brenda ashtu edhe në arenën ndërkombëtare i duhet të udhëhiqet ne LDK-ja.
Geci, në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se LDK-ja e ka dëshmuar vetën ndërvite dhe që nga ish-presidenti, Ibrahim Rugova, se është parti që interesat shtetërore i ka të parat për çka tha se është edhe parti shtetformuese teksa për partitë tjera u shpreh se vrapojnë vetëm pas pushtetit.
“Janë duke na shtyrë në procese dhe janë duke na bërë dëm për pushtet, ne si Lidhje Demokratike e Kosovës kemi heshtur gjithmonë kur ka qenë për të mirën e Kosovës. Jam në gjendje të përballem me secilin individ në atë që ka bërë LDK-ja dhe partitë e tjera në të mirën e vendit”.
“LDK-ja është parti shtetformuese, evropiane, parti që e donë vlerën dhe të mirën e vendit. Çdo proces që ka kaluar vendi ka kaluar nëpërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës”, u shpreh Geci.