Abdixhiku: Për një mandat, kjo qeveri ka blerë mbi 800 milionë euro rrymë dhe s’ka investuar asgjë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se qeveria në detyrë ka dështuar t’i sigurojë siguri energjetike vendit.

Sipas tij, vetëm për gjatë këtij mandati, Kosova ka blerë rrymë jashtë vendit mbi 800 milionë euro.

“Vetëm për kohën e qeverisjes së Albin Kurti, Kosova i ka ble 800 milionë euro rrymë. Vetëm këtë vit 250 milionë. As s’kemi kapacitete të reja, as nuk janë duke u ndërtuar kapacitete të reja. Derisa s’ka kapacitete të reja do të vazhdojmë të blejmë rrymë”, ka thënë Abdixhiku.

Me këto miliona sipas Abdixhiku, do të përfundonin shumë projekte të mëdha e të nevojshme në Kosovë.

“Me këto para do të mund të rregullohej Unaza e Jashtme e Prishtinës, do të ndërtohej spitali i ri, do të ndërtohej centrali me gaz, do të realizohej mësimi tërëditor në të gjithë Kosovën”, ka thënë Abdixhiku në Pressing.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika