Avokati i Jovan Viqentijeviqit kërkon përjashtimin e prokurorit special nga rasti i  “Ibër-Lepencit”

Në seancën fillestare ndaj të akuzuarve për sulmin në kanalin Ibër–Lepenc, avokati Nebojsha Vllaiq, mbrojtës i të akuzuarit Jovan Viqentijeviq, ka paraqitur kërkesë zyrtare për përjashtimin e prokurorit special Bekim Kodraliu nga trajtimi i kësaj çështjeje.

Vllaiq ka deklaruar se vërejtjet e tij ndaj prokurorit janë të natyrës parimore dhe profesionale, duke theksuar se nuk e ka bërë shpesh një kërkesë të tillë gjatë karrierës së tij disavjeçare.

“Dëshirojë të parashtrojë kërkesë për përjashtimin e prokurorit z.Bekim Kodraliu. Nuk kam kërkuar shumë here përjashtimin e prokurorit, përjashtimin e prokurorit nuk e kam bërë asnjëherë e ndoshta punoj 30 vite dhe ndihem pakëndshëm.

Lus prokurorin që te mos e merr këtë personale, sepse kjo është çështje e natyrës profesionale, i pandehuri Jovan, u arrestua më 1 dhjetor 2024 vetëm 6 ditë pas kësaj kam parashtruar kërkesë për mbledhje të provave me 6 dhjetor ja kam parashtruar prokurorit publik por ia kam parashtruar edhe gjykatës, te dy provat qe ja kam dorëzuar të dyve.. Prokurori i atëhershëm publik ka qenë Halim Borovci, por tani është z.Kodraliu…Kryesisht asnjë veprim nga provat të cilat i ka propozuar nuk është ndërmarr, unë kam propozuar që të merren video incizimet nga dy objekte që të bisedohet dhe më se paku me 4 persona…”, ka thënë ai.

Sipas tij, ishte kërkuar marrja e video-incizimeve nga dy objekte, zhvillimi i bisedave me së paku katër persona, si dhe verifikimi i antenave telefonike nga të cilat, në kohën kritike, i akuzuari kishte pranuar sinjal, për të përcaktuar vendndodhjen e tij.

Ai ka shtuar se, për shkak të mungesës së veprimeve në kohë, disa prova janë humbur në mënyrë të pakthyeshme.

“Të vërtetohet nga cilat antena telefonike në kohën kritike Jovani ka pranuar sinjalin kjo do të tregonte se ku ka qenë në asnjë mënyre nuk është vepruar sipas kësaj janë marr vetëm disa incizime të një kamere dhe na janë shfaqur në mënyre shumë selektive dhe nuk është treguar koha qe është e rëndësishme në ksta mënyre prokurori e ka shkelur dispozitën e nenit 7 te kodit të procedurës penale që thot se ështe j obliguar që me kujdes të njëjtë të i vërtetoj faktet që shkojnë në dobi ose në dem te te pandehurit disa priva janë humbur më mënyrë të pakthyeshme kanë humbur përgjithmonë. Askush nuk është i obliguar t’i ruaj incizimet një vit nëse dikush nuk lajmëron ketë….

Gjyqtari posa ta pranojë kërkesën për përjashtim është i obliguar ta ndërpres punën në lidhje me lëndën kështu konsideroj se është edhe në këtë rast edhe një gjë sipas interpretimit tim të ligjit për përjashtimin e prokurorit publik vendos kryeprokurori. Kështu që unë ketë kërkesë dje e kam dorëzuar me postë kryeprokurorit ndërsa sot e kam dorëzuar në gjykatë dhe z prokurorit Bekim Kodraliut dhe konsideroj se ajo kërkesë është e bazuar dhe pas vendimit të gjyqtarit kompetent ne do vazhdojmë me procedurën..” ka thënë tutje

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika