Seanca fillestare ndaj të akuzuarve për sulmin në kanalin Ibër–Lepenc është ndërprerë, derisa kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) të vendosë lidhur me kërkesën për përjashtimin e prokurorit special Bekim Kodraliu, të paraqitur nga avokati i të akuzuarit Jovan Viqentijeviq.
Ndërprerja e seancës u bë pas kërkesës formale të mbrojtjes, e cila pretendon se gjatë fazës së hetimit nuk janë trajtuar në mënyrë të barabartë provat e propozuara në favor të të pandehurit.
Sipas procedurës ligjore, pas parashtrimit të një kërkese për përjashtim të prokurorit, gjykata është e obliguar të ndërpresë veprimet në lëndë deri në marrjen e një vendimi nga autoriteti kompetent.
“Dëshirojë të parashtrojë kërkesë për përjashtimin e prokurorit z.Bekim Kodraliu… Kështu që unë ketë kërkesë dje e kam dorëzuar me postë kryeprokurorit ndërsa sot e kam dorëzuar në gjykatë dhe z prokurorit Bekim Kodraliut dhe konsideroj se ajo kërkesë është e bazuar dhe pas vendimit të gjyqtarit kompetent ne do vazhdojmë me procedurën..” ka avokati Nebojsha Vllaiq, mbrojtës i të akuzuarit Jovan Viqentijeviq.
Nga ana tjetër, prokurori special Bekim Kodraliu ka kundërshtuar kërkesën, duke thënë se hetimi është zhvilluar në mënyrë profesionale dhe në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë.
Ai ka deklaruar se sulmi në Ibër-Lepenc ka qenë i koordinuar dhe ka cenuar drejtpërdrejt sigurinë kombëtare, ndërsa ka sqaruar se provat e propozuara nga mbrojtja janë analizuar, por janë vlerësuar si jo relevante për ndriçimin e rastit.
“Unë i ndegjova me vëmendje kërkesat e palës mbrojtëse e di që ndoshta nuk u pëlqen hetimi që kam bere por sulmi ka qenë profesional dhe ka qenë i koordinuar në mënyre te përsosur. Provat të cilat i ka propozuar mbrojtja e te pandehurit Jovan un i kam analizuar dhe i dëgjova edhe sot komunikimet telefonike të pandehurit Jovan kane qenë komunikime përmes sistemit të telekomit te Serbisë dhe që ne autoriteteve serbe ju kemi drejtuar dy here me kërkesë për bashkëpunim juridik ndërkombëtar por përkundër premtimeve te autoriteteve serbe ne s’kemi pranuar përgjigje nga ta. Dëshmitarët e potencova qe ka qenë sulm që ka cenuar sulm drejtpërsëdrejti sigurinë kombëtare dhe s’kemi mujt me vleresu kush ka qene dëshmitar e i hetuar hetimet i kemi bere edhe me bashkëpunim me partneret ndërkombëtare.
Dëshmitarët qe kanë propozuar mbrojtja nuk paraqesin ndonjë relevanc se do ndihmoni. ne ndriçimin e këtij rasti. E fundit kolegu Vllaiq ka qenë edhe ish prokuror ne sistemin jugosllav dhe konsideroj se është i njoftuar se cilat janë bazat ligjore për përjashtimin e prokurorit ne një rast penal me konkretisht neni 43 i kodit të procedurës penale i parasheh 5 arsye ne te cilat mund dhe është e obligueshme që të përjashtohet prokurori nga një rast penal. 1 kur është palë e dëmtuar ne proces, kur është familjar me te pandehurin apo te dëmtuarin, kur është kujdestar ligjor apo është prind i te pandehurit apo te dëmtuarit nëse ka marr pjesë si gjyqtar ne këtë proces gjyqësor dhe nëse unë si prokuror kam konflikt interesi me këta te pandehuri e un nuk kam asnjë konflikt me këta te pandehur.
Megjithatë e kuptoj kërkesën e palës mbrojtëse e un mendoj te jete ne vlerësimin e gjyqtarit a te vazhdohet apo te ndërprehet”, ka thënë Kodraliu.