Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas një videoje që i është dërguar, ku ish-deputetja e VV-së, Arberesha Kryeziu Hyseni fliste për autostradën e Gjilanit.
Sipas Krasniqit, Hyseni nuk ka folur kurrë në Kuvend për Gjilanin, ndërsa qytetarët kanë qenë ata që i kanë dhënë informacionin e saktë mbi kohën e përfundimit të autostradës në komente.
“Rrugës për në tubimi ne radhës në degën e parë, ma dërguan një video ku më paska përmend një ish-deputete e VV-së, e cila asnjëherë s’ka fol për Gjilanin dhe me tregu kur kryehet Autostrada e Gjilanit, përgjigjen e kish marrë nga qytetarët në komente”, ka theksuar ajo.
Krasniqi e quajti pushtet në ikje “i demagogëve”, Lëvizjen Vetëvendosje.
“Qytetarët çdo ditë e më shumë po i japin përgjigjën më të mirë demagogëve të pushtetit në ikje”, ka shkruar ajo në Facebook.