Këngëtarja Dafina Zeqiri derisa pritet që sonte të mbajë koncertin “Supernova Shoë” në Prishtinë, është pritur nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ku nën emocion ka thënë se ky koncert ka qenë ëndrra e dytë e saj.
Këngëtarja ka thënë se gjithë kjo u bë falë mbështetjes se Komunës së Prishtinës.
“Pa juve nuk ish bërë kjo ëndërr realitet. Kjo është ëndrra tjetër e imja. E para ka qenë me u kthy në Kosovë, me bo muzikë të mirë, me kontribu për rininë. Ëndërr e dytë është ‘Supernova Show” dhe nuk kish me qenë e mundur pa mbështetjen e komunës, teje dhe ekipes së mrekullueshëm. Kam emocione edhe pse të falënderoj ty për së dyti që këto emocione m’i ke zbutur për koncertin sonte dhe nesër. Po flas në emër të të gjithë atyre njerëzve që kanë me ardh, sinqerisht pa juve nuk dimë çka kishim bo. Faleminderit për atë që bëni për artin dhe kulturën”, tha ajo.
Zeriqi ka vlerësuar cmimin “Hynjesha në fron” që iu dhurua nga kryetari Rama duke thënë se do të jetë një inspirimi e që do ta bëjë krenar dhe djalin e saj dhe fëmijët në të ardhmen.
“Ma kë dhënë një trashëgimisë sot që mendoj se djali dhe fëmijët e tjerë që do t’i bëjmë inshallah, kanë me qenë shumë krenar dhe unë jam krenare sepse kur e vendosi atë çmim në shtëpinë time ka me qenë shumë inspiruese. Është vlerë shumë e madhe dhe jam shumë falënderuese për këtë çmim të vlefshëm”, u shpreh ajo.
E në koncertin që pritet që sonte të jetë nata e parë do të këndohen 22 këngë.
E një nga këngët që mezi pret ta këndoj do të jetë “harrimi i dashurisë”, që është kënga e parë e për të cilën thotë se ia kujton arritjet që ka bërë ndër vitet.
“Me tregu drejt është kënga ‘harrimi i dashurisë’ sepse është kënga e parë shqip që kam incizu, kam qenë veç 16 vjet. Më ka pëlqy edhe reagimi i orkestrës dhe bendit kur e kemi ushtru këtë këngë sepse disa prej tyre nuk e dinin që është kënga e imja. Dhe me rikthy këtë këngë më duket më ndryshe. Po ma kujton si e kam fillu karrierën time. Ka qenë kënga e parë dhe kur e mendoj ku kam arrit sot, më jep një emocion tjetër”, u shpreh ajo./EO