Policia izraelite arreston një burrë palestinez të veshur si babadimër në festën e Krishtlindjeve

Një palestinez i veshur si babadimëri u arrestua nga policia izraelite gjatë një operacioni në një festë Krishtlindjeje në Haifa, raporton një monitor i të drejtave civile.

Policia mbylli aktivitetin të dielën, konfiskoi pajisje dhe arrestoi Babagjyshin, si dhe një DJ dhe një shitës rrugor. Në një video të shpërndarë, policia duket duke i shtyrë burrat në tokë dhe duke i lidhur me pranga ndërsa të pranishmit shikonin ngjarjen.

Sipas policisë izraelite, personi i veshur si babadimër ka kundërshtuar arrestimin dhe ka sulmuar një oficer.

Grupi i të drejtave të njeriut Mossawa, që mbron qytetarët palestinezë të Izraelit, tha se policia ka përdorur forcë të tepruar dhe se bastisja e sallës së muzikës është kryer pa autoritet ligjor.

Arrestimet ndodhën ndërkohë që palestinezët festojnë Krishtlindjen në të gjithë Bregun Perëndimor dhe Gazën, ku jeta e përditshme mbetet e kufizuar nga veprimet e forcave izraelite.

Në Betlehem, festimet u mbajtën për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza, me banda që luanin këngë tradicionale dhe besimtarë që morën pjesë në meshën e Kishës së Lindjes. Fëmijët kënduan këngë Krishtlindjeje dhe qyteti u ndriçua me festa.

Në Gazë, ku më shumë se 70,000 njerëz janë vrarë dhe infrastruktura është shkatërruar nga sulmet izraelite, komuniteti i vogël kristian festoi Krishtlindjen e parë që nga armëpushimi i pasigurt. Pemët e Krishtlindjes dhe ngjyrat e festës sollën pak gjallëri në rrënojat e shumta të rajonit.

Sulmet izraelite vazhduan edhe gjatë festave. Sipas agjencisë palestineze WAFA, kolonistët izraelitë rrënuan ullishtet në fshatin Turmus Ayya, pranë Ramallahut, ndërsa ushtarët izraelitë bastisën shtëpi dhe konfiskuan automjete pranë Hebronit.

Sulmet ndaj komuniteteve të krishtera po rriten; një raport i muajit mars dokumentoi 32 sulme ndaj pronave të kishave dhe 45 sulme fizike ndaj krishterëve.

Në fjalimin e tij të parë të Krishtlindjes si Papë, Papa Leo dënoi gjendjen katastrofike humanitare në Gaza, ku qindra mijëra njerëz jetojnë në tendat dhe strehime të papërshtatshme, duke u përballur me shiun dhe të ftohtin. Ai e lidhi këtë situatë me historinë e lindjes së Jezusit në një stallë, duke thënë se Zoti kishte “ngulur tendën e tij të brishtë” mes njerëzve të botës.

“Si mund të mos mendojmë për tendat në Gaza, të ekspozuara për javë të tëra ndaj shiut, erës dhe të ftohtit,” u shpreh Papa, duke u shprehur keqardhje për “popullatat e pambrojtura, të sfiduara nga shumë luftëra”./TheGuardian

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika