Musliu: Serbia po shantazhon kandidatë serbë nga Kosova për të imponuar votën për Listën Serbe

Agim Musliu, ekspert i sigurisë

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka deklaruar se dy kandidatë që janë larguar nga partia “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë” e Nenad Rashiqit, dyshohet se janë ndaluar në Serbi nga institucionet e sigurisë serbe.

Sipas Musliut, gjatë ndalimit ndaj tyre është ushtruar presion i jashtëzakonshëm, me qëllim që ata të detyroheshin të dilnin publikisht dhe të deklaronin largimin nga subjekti politik.

Ai ka theksuar se në rast se nuk do ta bënin një gjë të tillë, do të përballeshin me arrestim ose pasoja edhe më të rënda.

“Nëse nuk do ta bënin këtë, do të arrestoheshin apo do të përballeshin me pasoja edhe më të rënda”, ka shkruar drejtori i bordit të OCTOPUS në Facebook.

Ai ka vlerësuar se kjo është mënyra përmes së cilës presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ushtron presion mbi serbët e Kosovës, duke i detyruar të votojnë në përputhje me interesat e Beogradit, konkretisht në favor të Lista Serbe.

“Vuçiq krenohet me këtë veprim, por të gjithë e dinë, ose duhet ta dinë, se kjo përbën një krim të rëndë ndaj një qytetari dhe një ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor në Kosovë”, ka shtuar Musliu.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se familjarët dhe rrethi i ngushtë i Nikolçeviqit janë plotësisht të informuar për presionin e ushtruar ndaj tij, si dhe për faktin se ai nuk ka pasur asnjë mundësi reale për ta kundërshtuar apo denoncuar këtë presion, as pas largimit nga Serbia.

“Këto janë metoda brutale shantazhi të stilit rus, të cilat Serbia po i aplikon në mënyrë sistematike ndaj serbëve të Kosovës dhe, në mënyrë të drejtpërdrejtë, ndaj vetë Kosovës”, ka përfunduar Musliu.

Vuçiq dikton përfaqësimin politik të serbëve në Kosovë, sulmon alternativat jashtë kontrollit të Beogradit

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika