Xhavit Haliti, kandidat i Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka deklaruar në një intervistë në emisionin Debat Plus se synon rikthimin e tij si deputet në Kuvendin e Kosovës.
“Tani ‘Zeka’ ose Xhaviti ia ka mësyrë me u kthy prapë, me luajt rolin e vet në Kuvend, me kontribu për interes të vendit dhe kjo është ajo që duhet me u bë”, ka thënë Haliti.
Ai ka bërë edhe një krahasim mes fushatës së kaluar dhe asaj aktuale.
“Mendoj se është një fushatë më e butë, nuk është fushatë e egër mes partive politike. Ka ndonjë rast, ndonjë përjashtim, por edhe PDK-ja është duke u pritur me më shumë besim në opinion”, ka deklaruar Haliti.