Një grua kosovare është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për mashtrim dhe prezantim të rremë si person zyrtar, pasi dyshohet se është paraqitur si prokurore dhe ka marrë para nga një qytetare.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në Rrugën B në Prishtinë.
”Më 23 dhjetor 2025, ankuesja – femër kosovare – ka raportuar se e dyshuara, po ashtu femër kosovare, duke u prezantuar si zyrtare shtetërore (prokurore), i ka kërkuar dhe marrë para si shpërblim për t’i ‘kryer’ një rast”.
Pas hetimeve fillestare, më 25 dhjetor 2025, e dyshuara është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.