Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, ku pasqyrohet gjendja e sigurisë dhe statistikat kryesore në vend gjatë ditës së fundit.
Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa 36 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar. Po ashtu, janë regjistruar 67 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të zbatimit të ligjit në trafik, Policia ka shqiptuar gjithsej 2,492 tiketa trafiku.
Sa i përket masave policore, janë arrestuar 10 persona, ndërsa 7 persona janë dërguar në mbajtje. Një person është në vuajtje të dënimit, ndërsa gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë ndalim policor.
Policia e Kosovës ka bërë thirrje për respektim të rregullave të trafikut dhe ligjit në përgjithësi, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e sigurisë publike.
