Instituti Albanologjik e përmbyll vitin me 29 vëllime të botuara

29 vëllime të publikuara me disa libra në proces të shtypjes, 7 tryeza shkencore, 5 konferenca, 3 përurime dhe promovime të botimeve, dhe 3 aktivitete si kongreset dhe aktivitete ndërkombëtare, këto janë vetëm disa të dhënat për punën e Institutit Albanologjik të Prishtinës përgjatë vitit 2025, duke veçuar edhe bashkëpunimin me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në përpilimin e “Fjalorit të Madh Shqiptar”, i cili do të jetë i gatshëm për publikim në pjesën e parë të vitit 2026.

Në takimin e fundvitit me gazetarë dhe media, drejtori i Instituti Albanologjik të Prishtinës, Naim Berisha foli për arritjet gjatë këtij viti dhe planet për vitin 2026.

Në shifra përgjatë këtij viti, u organizuan 7 tryeza shkencore, 5 konferenca, 3 përurime dhe promovime të botimeve, dhe 3 aktivitete kongrese, aktivitete ndërkombëtare, dhe ndër të dhënat rëndësishme numri dy shifror i botimeve, njofton Dukagjini.

“Jam i lumtur që për çdo vit kemi një mesatare të botimeve nga 20-30 botime të veçanta çdo vit, gjatë këtij viti kemi botuar dhe kemi përgatitur për botim sepse janë edhe disa libra në proces shtypje janë 29 vëllime”, tha Drejtori i Institutit Albanologjik, Naim Berisha.

Instituti Albanologjik, Dega e Gjuhësisë, bashkë me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë është pjesë e hartimit të “Fjalorit të madh të Gjuhës Shqipe”, i cili do të publikohet fillimisht online në pjesën e parë të vitit 2026.

Sekretar Shkencor në IAP, Adil Olluri, bën të ditur se në këtë fjalor janë 105 mijë zëra të veçanta dhe 3300 fjalë të fshehura.

“Në këtë fjalor janë 105 mijë zëra të veçanta, 3300 fjalë të fshehura dhe rreth 125 mijë njësi frazilogjike, 5000 togë fjalësha 1200 emërtime e shkurtesa, 250 terma të huazuara, 1650 shprehja të huaja, rreth 250 mijë kuptime leksikore”, u shpreh Olluri.

Përpos rregullimit të infrastrukturës fizike në objekt, Instituti Albanologjik për vitin 2026 e ka për synim ndryshimin e domenit të faqes zyrtare nga org në rks, për të pasqyruar statusin institucional dhe për të siguruar hapësirë për publikimin e botimeve.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika